Kultivimi i luleve në dimër: Një truk i cili do t’ju ndihmojë që të mësoni a kanë nevojë lulet tuaja për ujë

Është e nevojshme t’u kushtoni kujdes

Edhe pse gjatë dimrit kryesisht lulet i vendosni në shtëpi, disa syresh kanë temperaturë të kontrolluar, transmeton Telegrafi.

Lulet gjatë dimrit

Në lulet e dhomës, qoftë që kanë të bëjnë me lulet e dhomës gjatë gjithë vitit apo për lulet të cilat i keni futur brenda për të kaluar dimrin, ndikojnë disa faktorë të stresit dimëror, duke përfshirë temperaturat të cilat sillen nga ngrohtësia ditore deri te i ftohti i mbrëmjes, ajri i thatë dhe ditët e shkurtra të cilat zvogëlojnë sasinë e dritës.

Me kujdesin e përshtatur nuk duhet të ketë probleme rreth mirëmbajtjes së tyre.

Përshtatni rutinën e ujitjes

Shumica e luleve të dhomës kanë nevojë për më pak ujë për të qenë të hidratuara, ndërsa ujitja e tepërt mund të çojë në kalbje të rrënjëve.

Dheu sipërfaqësor mund të thahet shpejt gjatë muajve të dimrit, por kjo nuk është një tregues i mirë që lulja ka nevojë për ujë. Futeni gishtin në dhe për të konstatuar a është dheu i thatë një apo dy centimetra nën sipërfaqe, atëherë do të dini nëse lulja ka nevojë për ujitje.

Një këshillë shtesë është të mos përdorni ujë të ftohtë për ujitje të bimëve të shtëpisë. Përdorni ujë që është rreth temperaturës së dhomës për të shmangur tronditjen e rrënjëve të bimës. /Telegrafi/

SHARE