GJUROVIQ IA DORËZOI LIGJIN E NDRYSHUAR GJUKANOVIQIT

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, i ka dorëzuar sot Presidentit të vendit, Millo Gjukanoviq, aktin e korrigjuar për ndryshime në Ligjin për Presidentin. “Kryetarja e Kuvendit e ka korrigjuar gabimin faktik që ka bërë dje në letrën e saj fillestare dhe sot ia ka dorëzuar siç duhet Presidentit të Malit të Zi. Publiku do të informohet në kohën e duhur për veprimet e mëtejshme të kreut të shtetit, në mjedisin aktual socio-politik malazez shumë-sfidues”, tha Boris Bastijançiq, këshilltar i presidentit për sistemin kushtetues dhe çështjet ligjore. Dje Gjukanoviq ka kthyer në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Presidentin për shkak të një gabimi në titull. Ligji u miratua sërish të hënën në seancën parlamentare.

SHARE