PENSIONISTËT DO TË PËRFITOJNË PAGESËN E NJËHERSHME MË 20 DHJETOR

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Fondit të PIO, Ranko Aligrudiq, ka paralajmëruar pagesën e njëhershme të ndihmës për pensionistët nga 50 deri në 200 euro për më 20 dhjetor. Ai kujton se edhe pensionet e janarit do të harmonizohen me rritjen e inflacionit, ndërsa në maj të vitit të ardhshëm pret një përshtatje në bazë të rritjes së pagës mesatare në Mal të Zi. Aligrudiq tha gjithashtu se pagesat e pensioneve do të jenë të rregullta. Aligrudiq përkujtoi se shpërndarja është planifikuar sipas disa parametrave, në mënyrë që ata që kanë pension deri në pensionin mesatar (359,31 euro) do të marrin nga 200 euro. 100 euro do të marrin pensionet e të cilëve janë nga 359.32 euro deri në 450 euro, ndërsa pensionet e të cilëve janë nga 450 euro deri në shumën e shportës së konsumatorit, që është rreth 793 euro, do të marrin 50 euro.

SHARE