MOTI I ACARTË PUSHTON EVROPËN

Moti i acartë ka shënuar një tjetër viktimë në Britaninë e Madhe. Mëngjesin e kësaj të mërkure trupi i një 20-vjeçari u gjet në afërsi të urës së Londrës në ujërat e akullta. Britania e Madhe pritet të qëndrojë për disa ditë të tjera nën kthetrat e motit të acartë, ndërsa që tani reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme me qarkullimin dhe në disa qytete janë mbyllur edhe shkollat. I ftohti polar ka përfshirë edhe pjesë të tjerë të Evropës. Në veri të Italisë, në Milano reshjet e dëborës nisën që mbrëmjen e së martës. Gjatë kësaj jave temperaturat atje pritet të jenë nën zero, ndërsa do të ketë edhe shumë mjegull. Meteorologët thonë se me ardhjen e të ftohtit dhe rënien e temperaturave.  Në Alpe termometri mund të arrijë minus 20 gradë. Në ditët në vijim priten ngrica intensive në mëngjes, prandaj qytetarët janë paralajmëruar të shmangin lëvizjet e panevojshme. Ndërkohë edhe në Francë situata nuk duket më e mirë. Qeveria franceze ka zgjatur paralajmërimin e saj për borë dhe akull, duke vënë në gatishmëri të lartë 28 departamente që merren me emergjencat. Mesatarisht dy deri në pesë centimetra borë pritet në të gjithë vendin, në mënyrë sporadike gjatë javës. Edhe në dhe në Finlandë, një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore ka goditur pjesët jugore të vendit. Zyrtarët nga Helsinki dhe rrethinat po paralajmërojnë shoferët që të mos bëjnë ndonjë udhëtime të panevojshëm.

SHARE