NJË HAP MË AFËR REALIZIMIT TË PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË HOTELIT LUKSOZ NË ULQIN

Mali i Zi është një hap më afër realizimit të projektit për ndërtimin e hotelit luksoz Jadran në Ulqin, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Gjatë takimit, siç është paralajmëruar, janë evidentuar probleme administrative që duhen tejkaluar për të nisur sa më shpejt lidhjen e aneksit të kontratës.

“Kryeministri Abazoviq theksoi se pas takimit të sotëm janë një hap më afër realizimit të një investimi tjetër që qytetarët e Ulqinit dhe Malit të Zi e kanë pritur me dekada, siç është hoteli luksoz Jadran, i cili do të kishte kategorizimin 5* me markë botërore dhe do të ndërtohej pesë vjet pas lidhjes së kontratës,” thuhet në deklaratë. 



SHARE