Këto ndryshime të vogla mund të reduktojnë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gatimit pa e rrezikuar cilësinë e racionit
Nëse i bëni këto katër gjëra, me siguri do të kurseni energjinë elektrike. Përshtatni enët me ushqimin që e përgatitni.
Duhet të përshtatni madhësinë e tenxheres, tiganit apo tepsisë me madhësinë e racionit në mënyrë që të shtoni efikasitetin, transmeton Telegrafi.
Nëse fërgoni vezë në një tigan të madh apo gatuani ushqim ndaras në mikrovalë – do të shpenzoni më tepër energji elektrike sesa ju nevojitet. Mirëpo, nëse duhet të gatuani vetëm një ushqim, provoni të përdorni furrën e mikrovalës në vend të furrës klasike.
Me përdorimin e tenxheres për zierje me përmasa 15 cm në pllakë elektrike me përmasë prej 20 cm, humbni deri në 40 për qind të nxehtësisë së prodhuar.
Në këtë mënyrë bëni shpenzime të kota, po ashtu sikur punoni edhe në rastin kur tigani apo tenxherja kanë fund jo të rrafshët që pamundëson shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë në fund të tenxheres.
Tenxheret e gatimit me fund bakri nxehen gjithashtu më shpejt se të tjerat, kështu që herën tjetër që të vendosni të blini enë të reja gatimi – merrni parasysh opsionin e bakrit.
Në fund, përdorni enë gatimi prej qelqi ose qeramike sa herë që mundeni, pasi mund ta ulni temperaturën e furrës me 25 gradë pa e rritur kohën që duhet për përgatitjen e ushqimit. /Telegrafi/