KONSUMI MË I LARTË, FATURA MESATARE E ENERGJISË ELEKTRIKE 31 EURO

Në nëntor 2022, amvisëritë kanë konsumuar 107,073,329 kWh (kilovat/orë) energji elektrike, që është rreth 15,78% më shumë krahasuar me konsumin në muajin tetor ndërsa krahasuar me nëntorin 2021 konsumi është 4,93% më i lartë. Siç njofton EEMZ, fatura mesatare e muajit nëntor për energjinë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në ndërtesat që nuk janë të banuara përgjithmonë) arrin në 31.07 euro. Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Zhablak është 18,47 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Podgoricë, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 37,48 euro energji elektrike. Të rikujtojmë se më 15 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, në sallën aneks të ndërtesës administrative EEMZ në Nikshiq do të bëhet shorti publik i fituesve në lojën shpërblyese “Paguaj faturën, fito çmimin”.

SHARE