KE-ja PËR SHQIPËRINË: HAPA POZITIVË NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE SIGURISË

Raporti i 5-të i Komisionit Evropian vlerëson pozitivisht Shqipërinë për punën e bërë në fushën e migracionit dhe sigurisë, në raport me politikën e BE-së. “Shtetet anëtare raportojnë bashkëpunim të mirë në përgjithësi me Shqipërinë për migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe për kthimet dhe pajtueshmërinë sipas kushteve të Marrëveshjes së Ripranimit të BE-së. Ky bashkëpunim i mirë u konstatua edhe në Komitetin e Përbashkët të Ripranimit të mbajtur në shkurt 2022”. Komisioni Europian shpreh rezerva për pasaportat e arta, pas sipas tyre përbëjnë rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, gjë që mund të sjell pezullimin e regjimit pa viza. Ndërsa rekomandimi kryesor për vendin tonë është forcimi i luftës kundër korrupsionit. “Të vazhdojë forcimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm, terrorizmit dhe pastrimit të parave duke: rritur pjesëmarrjen e Shqipërisë në EMPACT, dhe sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin e aseteve kriminale që rezultojnë nga vepra të tilla.” Ndër të tjera, kërkohet të bëhet përparim i mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjes dypalëshe në kuadër të Planit të Përbashkët të Veprimit për Kundër-Terrorizmin për Ballkanin Perëndimor.

SHARE