Çaji dhe vera parandalojnë humbjen e kujtesës në pleqëri

Sipas një studimi të ri nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush në Çikago, njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime dhe pije me flavonole do të kenë më pak probleme me kujtesën në pleqëri.

Flavonolet janë një lloj flavonoidesh, një grup substancash natyrale që gjenden në fruta, perime, bishtajore, çaj dhe verë. Në një studim me 961 persona me një moshë mesatare 81 vjeç, subjektet plotësuan pyetësorë rreth dietës së tyre dhe bënë teste të kujtesës. Më pas janë ndjekur për një periudhë 7-vjeçare.

U arrit në përfundimin se rezultatet e testeve njohëse të atyre që konsumuan më shumë flavonole u përkeqësuan më ngadalë me kalimin e viteve në krahasim me subjektet e tjera. Sipas studiuesve, kjo ka të ngjarë për shkak të vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore të flavonolit.

Studiuesit veçuan gjithashtu ushqimet më të mira, të cilat janë lakra jeshile, fasulet, çaji, spinaqi, brokoli, domatet, mollët, vera, portokalli, dardha dhe vaji i ullirit.

SHARE