FORCA:MINISTRIA REFUZOI KËRKESËN PËR NDËRRIMIN E TOKËS SË VALDANOSIT PËR TOKËN NË NIKSHIQ

Forca e Re Demokratike, përmes një komunikate deklaroi se Ministria e Financave të Malit të Zi, më 16.10.2018 ka refuzuar kërkesën e kompanisë „MN Invest” lidhur  me ndërrimin e një pjese të Valdanosit, në  Ulqin me një tokë në Nikshiq.  Sipas Forcës në arsyetimin evet, ministri i referohet shkresës të cilën ia ka nisur Komuna e Ulqinit në të cilën listohen arsyet përrefuzimin e një kërkese të këtillë.

Nga Forca kumtojnë se lajmin për këtë kërkesë për ndërrimin e tokëse bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Ilir Çapuni në takimin me ullishtarët më datë 5 tetor, ndërsa siç theksojnë  ka pasuar reagime edhe nga opinioni publik dhe nga zyrtari i Sekretarit për Urbanizëm dhe Rregullim Hapsinor z. Mehmet Milla dhe Komuna e Ulqinit.

SHARE