PËR VITIN 2023 PARASHIHEN 7 PROJEKTE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË TUZIT ME VLERË PREJ 4.9 MILIONË EURO

Levizja Qytetare „URA“ përmes një njoftimi në „Facebook“ ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2023 janë paraparë 7 projekte në territorin e komunës së Tuzit, vlera e të cilave është 4.9 milionë euro.

Projektet më domethënëse janë:

▪️Rikonstruksioni i rrugës Dinoshë-Cem i Trieshit – 810,000.00 euro

▪️Rikonstruksioni i rrugës Tuz – Mataguzh – 1.005.000.00 euro

▪️Rikonstruksioni i një pjese të rrugës Podgoricë – Tuz, nga ura e Zharnicës deri në kthesën për Shipçanik – 1,010,000.00 euro.

▪️Rikonstruksioni i rrugës Podgoricë – Tuz, pjesa nga rrethrrotullimi i Platancioneve deri te tregu i bagëtive – 3,050,000.00 euro.

▪️Rregullimi i shtratit të lumit urrelës – nga Mileshi deri në Vuksanlekaj me ndërtimin e shtegut për këmbësorë – 520,001.00 euro

▪️Rikonstruksioni i ish-kalimit kufitar Bozhaj – 20,002.00 euro

SHARE