DISKUTIMI PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE DO TË VAZHDOJË NESËR

Diskutimi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë nesër, për të shqyrtuar disa zgjidhje të tjera për daljen nga kriza aktuale, siç është formimi i qeverisë së përqendrimit. Pas takimit, vetëm kreu i Klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) në opozitë, Danijel Zhivkoviq, foli shkurt para gazetarëve, i cili tha se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë nesër. Pjesëmarrësit e tjerë nuk deshën të bëjnë deklarata, duke shpjeguar se e tillë ishte marrëveshja. Sipas Vijestit, një burim tha se PDS-ja tregoi gatishmërinë e saj për të shqyrtuar disa opsione, ndër të tjera, për të zgjedhur të katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe për të formuar një qeveri përqendrimi, detyra kryesore e së cilës do të ishte ndryshimi i ligjeve zgjedhore, zgjedhja e prokurorit suprem të shtetit dhe të përmbushë kërkesat e “axhendës evropiane”…Pas tentativës së parë të dështuar më 21 tetor, deputetët do të votojnë sërish për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të hënën dhe kërkohet një shumicë prej tre të pestat prej 49 deputetësh, çka do të thotë se është i nevojshëm konsensusi i qeverisë dhe opozitës.

SHARE