SHQIPËRI, MBAHET PROTESTË E PARTIVE OPOZITARE

Në Tiranë është mbajtur një protestë me mbështetjen e deputetëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL), njëkohësisht me mbajtjen e Samitit Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor. Protesta e cila u mbështet nga deputetët e partive opozitare dhe aktivistë, është mbajtur sipas organizatorëve për “mbrojtjen e vlerave evropiane” dhe me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ndërsa u shoqërua edhe me incidente. Në protestën e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ishin të pranishëm qindra mbështetës të opozitës, si dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ish-presidentit i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta. Gjatë protestës, një person ka qëlluar me grusht ish-kryeministrin Berisha, i cili edhe është gjakosur, duke u shkaktuar edhe momente tensioni. Gjatë fjalës në protestë, Meta tha se “Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve”. Ndërsa Berisha në fjalën e tij tha se “Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial për shkak të votës së vdekur”. Policia e Shqipërisë dhe institucione të tjera të fushës së sigurisë kishin marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e samitit dhe protestës, duke u angazhuar qindra forca policore shtesë.

SHARE