Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët fillojnë me 16 orë tek foshnjat dhe të paktën tetë orë gjumi për adoleshentët.
Ditën e hënë është publikuar një udhëzim nga Akademia Amerikane për Mjekësi Gjumi.
Aty përfshihen rekomandime nga pediatër të ndryshëm për grupmosha të ndryshme sa i përket nevojave të tyre të gjumit.closevolume_off
Sipas tyre gjumi adekuat është i lidhur me përmirësim të vëmendjes, sjellje, të mësuarit, shëndet fizik dhe mental në çdo moshë.
Për më tepër gjumi i pamjaftueshëm rritë mundësinë për diabet, aksidente, depresion, ndërsa tek adoleshentet edhe lëndime ndaj vetes dhe tentim për vetëvrasje.
Orët e rekomanduara janë si më poshtë:
12 – 16 orë për foshnje 4-12 muaj
11 – 14 orë për fëmijët 1- 2 vjeç
10 – 13 orë për fëmijët 3-5 vjeç
9 – 12 orë për fëmijët 6-12 vjeç