Ekspertët shpjeguan se si të ruani siç duhet patatet në mënyrë që të mos mbijnë dhe të zgjasin me muaj
Patatet i duan të gjithë, mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe, për dallim nga shumë prodhime, mund të ruhen me javë të tëra madje edhe me muaj
Derisa patatja është goxha e qëndrushme, ka mënyra të duhura, por edhe të gabuara të magazinimit të tyre.
Pa marrë parasysh llojin e patateve, të gjitha duhet ruajtur sipas këtyre këshillave për një afat më të gjatë të mundshëm të përdorimit. Ekspertët kanë shpjeguar si t’i ruajmë në mënyrën e duhur që të mos mbijnë dhe të zgjasim me muaj të tërë.
Patatet e freskëta që ruhen në kushte ideale mund të zgjasin për disa muaj.
Nëse patatja magazinohet në temperaturë mbi 13 gradë Celsius, më shpejt do të dehidratohet, gjë që do t’i zvogëlohet afati i përdorimit, mirëpo edhe nën kushte të cilat mund të jenë ideale, do të qëndrojnë për disa javë.
Zgjidhni pataten e mirë
Magazinimi i patateve fillon në supermarket apo në pjacë. Kërkoni patate pa gërvishtje, pa njolla të errëta apo me njolla të buta. Duhet të kenë një strukturë uniforme me deformime minimale dhe pa ngjyrë të gjelbër. Patatja me njolla më shpejt kalbet në magazinë.
Mbajeni në vend të thatë
Edhe pse do të mund t’ju duket mirë ta lani pataten para se ta magazinoni, hiqni dorë nga kjo gjë. Lagështia mund të mbetet në lëkurë të patates dhe të krijojë ambient tepër të lagësht, duke shkaktuar myk dhe kalbje më të shpejtë. Ruajini ashtu siç janë dhe mos i lani, vetëm kur të jenë gati për përdorim.
Vendosni patatet në një shportë ose thes
Një çelës për ruajtjen e patateve të freskëta është qarkullimi i duhur i ajrit. Patatet shpesh shiten në një qese rrjetë që lejon ajrin të hyjë dhe të dalë, kështu që nëse i keni blerë në atë mënyrë – mbajini në qese. Nëse e keni sjellë në një qese plastike, rekomandohet ta transferoni në një shportë ose enë të shpuar në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth patateve. Një qese letre e hapur do të funksionojë gjithashtu.
Gjeni një vend të freskët dhe të errët
Patatet rriten nën tokë dhe pëlqejnë kushte sa më afër saj – në errësirë dhe të ftohtë. Temperatura optimale për ruajtjen e patateve është midis 7°C dhe 13°C, kështu që bodrumi është ideal. Mbani patatet në vendin më të errët dhe më të freskët, por sido që të jetë, mos i ruani në frigorifer.
Ruajini siç duhet
Sa herë që blini patate, kontrolloni ruajtjen dhe kthejini ato për të parandaluar gërvishtjet. Shikoni nëse ka ndonjë patate që ka filluar të prishet dhe përdorni ato, duke vendosur patate më të reja në fund.