VITIN E ARDHSHËM PRESIM 70 MILIONË NGA SHTETËSIA EKONOMIKE

Projektligji për buxhetin e Malit të Zi për vitin 2023 dhe projektligji për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Malit të Zi për vitin 2021 morën dritën jeshile në seancën e Komisionit Legjislativ të Parlamentit të Malit të Zi. Deputetët vlerësuan se të dy aktet janë në përputhje me sistemin juridik të Malit të Zi. Në seancë mori pjesë edhe ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq. Ai tha se punët janë bërë në mënyrë jo transparente në lidhje me shtetësinë ekonomike, në 2020 por edhe në vitin 2021. Ai theksoi se shumë nga fondet ishin në “llogaritë e ruajtjes”, gjë që është e paligjshme. “Gjatë vitit 2023, mund të llogarisim në rreth 70 milionë, ky është projeksioni“ tha Damjanoviq. Ministri paralajmëroi se disa aplikime po zgjidhen ngadalë. Ai bëri të ditur se mjetet do të investohen në komuna më pak të zhvilluara dhe në projekte me rëndësi publike.

SHARE