KE: MALI I ZI KA NEVOJË PËR HAPA URGJENT DREJT HARMONIZIMIT ME POLITIKËN E VIZAVE TË BE-së

Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar Malin e Zi dhe vendet e tjera në rajon se nevojiten hapa urgjent për të përafruar me politikën e vizave të BE-së. “Udhëtimi pa viza midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor është një arritje e rëndësishme. Të gjitha vendet vazhdojnë të përmbushin kërkesat për regjimin pa viza, por nevojiten hapa urgjent për t’u përafruar me politikën e vizave të BE-së,” shkruan Komisioni evropian në Twitter. Një paralajmërim për shkak të mospërputhjeve në çështjen e politikës së vizave ishte në raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi në tetor të këtij viti. “Politika e vizave e Malit të Zi nuk është ende plotësisht në përputhje me listën e vendeve të BE-së, qytetarët e të cilëve kërkojnë vizë të BE-së. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të 2022, Mali i Zi devijoi edhe më shumë nga shtrirja e rekomanduar. Në maj 2022, Qeveria miratoi një heqje të përkohshme te  vizave për shtetasit e Arabisë Saudite, të vlefshme nga qershori deri në shtator, me qëllim kompensimin e rënies së turistëve që vijnë nga Rusia dhe Ukraina. Në total, shtetas të 13 vendeve – Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kina, Kuba, Ekuadori, Kuvajti, Turqia, Katari, Kosova dhe Arabia Saudite, të përjashtuara nga kërkesa për viza për qëndrim afatshkurtër, qoftë në baza sezonale apo të përhershme”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.

SHARE