SAMITI NË TIRANË, BE: SË BASHKU DO TË FORCOJMË PARTNERITETIN TONË STRATEGJIK

Ditën e nesërme, për herë të parë në vendin tonë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian në faqen zyrtare në Twitter shkruan se së bashku me liderët perëndimorë do të forcojnë partneritetin strategjikë dhe bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë. “Nesër, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tiranë për Samitin. Së bashku, ne do të forcojmë partneritetin tonë strategjik, do të forcojmë bashkëpunimin për energjinë dhe sigurinë, do të trajtojmë ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të mbështesim vlerat tona të përbashkëta” – shkruajnë në njoftim.

SHARE