NIMANBEGU: NUK DUHET TË KETË VONESA NË MIRATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT

Ka filluar prezantimi i Projektligjit për buxhetin për vitin e ardhshëm para deputetëve në komisionet e Kuvendit të Malit të Zi. Nënkryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, deputeti Genci Nimanbegu, thotë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar nuk duhet të ketë vonesa në miratimin e buxhetit të shtetit. “Buxheti i vitit të kaluar u miratua në qershor, ishte një vit i humbur jo vetëm për bujqësinë por edhe për investimet kapitale”, thotë Nimanbegu. Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave e rritën buxhetin për bujqësi në vitin e ardhshëm në 63 milionë euro. Deputetët duhet të diskutojnë projektligjin për buxhetin e Malit të Zi për vitin e ardhshëm dhe vendimin për huamarrje në seancën e Kuvendit të caktuar për 12 dhjetor. Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm kap vlerën e 2.85 miliardë eurove.

SHARE