KKZ: NDËRPRITET VOTIMI NË SHAVNIK, RAUNDI I TETË MË 11 DHJETOR

Sot është ndërprerë raundi i shtatë i votimit për pushtetin lokal në Shavnik, është vendosur pas seancës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e radhës në dy vendvotime në ndërtesën e Komunës dhe në Krushevicë do të mbahen më 11 dhjetor. Mëngjesin e sotëm, dy orë pas hapjes së qendrave të votimit, votimi është ndërprerë në ndërtesën e Komunës, e më pas në Krushevicë. Arsyeja është e njëjtë si herët e mëparshme, anëtarët e bordit të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” nuk lejuan të votojnë votuesit për të cilët pretendojnë se nuk janë nga Shavniku. Sipas TVMZ, katër anëtarë të KKZ-së ishin pro dhe katër kundër vazhdimit të votimit. Një anëtar i komisionit në Krushevicë shkatërroi katër fletë votimi. Të drejtë vote në vendvotimin në ndërtesën e Komunës së Shavnikut kanë 483 votues, ndërsa në fshatin Krushevicë 58 votues.

SHARE