Rap-artisti i njohur shqiptar, Buta mbetet aktiv me projekte të reja dhe mbrëmje muzikore.
Së fundmi, Betim Januzaj (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Pas bashkëpunimit tejet të suksesshëm me këngëtaren Era Istrefi, reperi ka lansuar këngën solo që mban titullin “Gin & Tonic”.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është përkujdesur “Uptown Entertainment” me regji të Ari Dalladaku.
Producent ekzekutiv i këngës është Brendon Duraku ndërsa është prodhuar nga Lim.
Fansat e reperit nga Ferizaj tashmë këngën mund ta gjejnë në kanalin zyrtar të Butës në YouTube. /Telegrafi/