KOMUNA E TUZIT EDHE KËTË VIT, TATIMIN PËR PATUNDSHMËRI DO TA MARRË NË MËNYRË TË PËRMBARUAR NGA KOMPANIA PLANTACIONET 13 KORRIKU

Në redaksinë e TV Boin ka mbërritur reagimi i Sekretarit të Sekretariatit për Financa, Driton Gjokaj, i cili thekson se  Komuna e Tuzit edhe këtë vit, tatimin për patundshmëri do ta marrë në mënyrë të përmbaruar nga Kompania Plantacionet 13 Korriku, pasi që as këtë vit kjo kompani nuk e pagoi tatimin në afatin që e parasheh ligji, dhe as nuk tregon qëllim për ta paguar tatimin. Të  rikujtojmë se Komuna e Tuzit, çdo vit, bën bllokimin e llogarive të të gjitha kompanive që nuk i paguajnë tatimet në afatet që i parasheh ligji për tatim në patundshmëri, pra nuk e bëjnë veç bllokimin e llogarisë së Plantacioneve, por masat e pagesës së përmbaruar i ndërmarrin për të gjithë personat fizik dhe juridik që nuk i paguajnë tatimet në afat që parasheh ligji. Plantacionet në Komunën e Tuzit kanë afro 16 milion m², dhe se në vitet 2019, 2020 dhe 2021, sipas vlerësimit nga Plantacionet 13 Korriku, m² i tokës vlente 56 cent.  “Natyrisht që ne nuk e pranuam këtë vlerë dhe angazhuam ekspertet gjygjësorë të bëjnë vlerësimin e tokës, në pajtim me ligjin për tatim në patundshmëri dhe me ligjin e administrates tatimore,” tha Gjokaj. Në vitin 2022 Plantacionet, angazhuan një kompani private që të bëjë vlerësimin e pasurisë së tyre të patundshme. Sipas kësaj kompanie, vlera e m² të tokës së Plantacioneve është përafësisht 6 euro. Në raportin e kësaj kompanie, përveç tjerash thuhet: Vlerësimi ynë është i bazuar para së gjithash në informatat që na i ka dhënë menaxhmenti i Kompanisë së Plantacioneve, dhe se nuk kemi bërë analiza, revizion as verfikim të këtyre informatave. Poashtu, në fund theksojnë se, ne nuk pranojmë kurrfarë përgjegjësije ndaj përmbajtjes së këtij raporti. Gjokaj shton se nga kjo që u tha nga ana e vetë kompanisë që bëri vlerësimin e m² të tokës, qartë vërehet se me çfarë jo-serioziteti u bë vlerësimi për Kompaninë e Plantacioneve, ku m² i tokës vlen 6 euro. Nga ana tjetër, Komuna e Tuzit edhe këtë vit angazhoi ekspertin gjygjësorë të bëjë vlerësimin e tokës në menyrë profesionale, të pavarur, ashtu si e parasheh ligji për tatim në patundshmëri. “Shpresojmë se edhe gjygji administrativ, dhe gjygjet tjera përkatëse që merren më këto çështje, do të vlerësojnë më shumë raportin e ekspertit gjygjësorë, se sa raportin e një kompanie private, që ik nga çdo përgjegjësi ndaj përmbajtjes së raportit që ajo vet e ka bërë në favor të Kompanisë Plantacionet 13 korriku. Në fund, shpresojmë se Kompania Plantacionet do të dalë nga kriza financiare, që nuk është shkaktuar nga tatimi për Komunën e Tuzit nga viti 2019, por situata e tyre e veshtirë financiare është shkaktuar me menaxhim të keq të udhëheqësisë së tyre shumë vite më parë.  Mirëpo, tatimin në patundshmëri do ta paguajnë ashtu si thot ligji e jo si don Kompania, apo ndonjë kompani private e angazhuar nga Plantacionet,” thuhet në reagimin e sekretarit Gjokaj.

SHARE