ABAZOVIQ: JU MUND TË MBËSHTESNI SI BALLKANIN E HAPUR ASHTU EDHE PROCESIN E BERLINIT

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq tha në Bukuresht se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë në trajektore rritëse, por se ato ende janë të trazuara nga njerëzit që jetojnë në vitet ‘90 dhe duan konflikte me kombet e tjera. Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të anëtarëve të NATO-s, Abazoviq për agjencinë Beta tha se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë të shqetësuara nga “njerëzit që janë të ngrirë në kohë, të cilët shohin armiqësi në çdo gjë dhe duan konflikte me fqinjët e tyre”. Abazoviq theksoi se ai mbështet çdo iniciativë që çon në bashkëpunim dhe pajtim rajonal dhe kritikoi ata që e trajtojnë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit si nisma rivale. “Unë nuk mendoj fare se Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit janë në konflikt dhe se nuk mund t’i mbështesni të dyja iniciativat,” tha Abazoviq. Ai deklaroi se NATO-ja është për Malin e Zi “një politikë sigurimi në rast se nesër ndodh një situatë e paparashikuar që askush nuk e dëshiron” dhe shtoi se Podgorica “nuk dëshiron asnjë luftë dhe konflikt”.

SHARE