PAGA MESATARE NË TETOR ISHTE 720 EURO

Paga mesatare (bruto) në tetor 2022 në Mal të Zi ishte 891 euro, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 720 euro, njoftoi Drejtoria e Statistikave MONSTAT. Paga mesatare (neto) në tetor në krahasim me shtatorin shënoi rritje prej 0.3 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në tetor 2022 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë shënoi rritje prej 34.8 për qind. “Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në tetor në krahasim me shtatorin shënuan një rritje prej 1,4 për qind, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 1,1 për qind”, shpjegoi MONSTAT.

SHARE