Mollët janë një frutë e vërtetë vjeshte dhe çdo ëmbëlsirë e përgatitur me to është e shijshme
Këtë lyerje mund ta përdorni për bukë, kafshata të ëmbla… por mund ta hidhni edhe mbi një kek. Bëhet shpejt dhe të gjithë do ta pëlqejnë. Mund të shtoni edhe kanellë.
Përbërësit:
– 4 mollë,
– 60 ml shurup panje,
– 85 g gjalpë,
– 1 lugë lëng limoni.
Përgatitja:
Qëroni mollët, pritni dhe vendosni në një tenxhere.
Shtoni shurupin e panjës, gjalpin dhe lëngun e limonit.
Zieni derisa të zbuten dhe pastaj përzieni me mikser apo në blender dhe hidheni në një enë.