PRIORITET GJYKATA KUSHTETUESE, VLERËSIMI I LIGJIT PËR PRESIDENTIN NË DHJETOR

Përfaqësues të klubeve parlamentare të qeverisë dhe opozitës kanë biseduar me ekspertët e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin për Presidentin. “Veçanërisht u theksua se nuk do të kishte shumë diskutime për gjithçka nëse Mali i Zi do të kishte një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe u nënvizua edhe një herë se çështja duhet të zgjidhet sa më shpejt”, tha një nga pjesëmarrësit në takim për Portalin e RTMZ. Përfaqësuesit e shumicës parlamentare pohuan se Ligji për Presidentin është në përputhje me Kushtetutën. Gjithashtu, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias njoftuan se deri në mesin e dhjetorit do të japin mendimin e tyre për Ligjin për Presidentin. Një pjesë e deputetëve u shprehën gjatë takimit se do të donin të shihnin dhe të shqyrtonin opinionin e Komisionit të Venecias përpara datës 12 dhjetor, pra para votimit në Parlament të këtij ligji.

SHARE