SHPËRTHEN VULLKANI MË I MADH AKTIV NË BOTË

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, në Havai ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh. Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, por banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Vullkani Mauna Loa gjendet 4.169 metra mbi nivelin e detit dhe zgjerohet në një territor prej mbi 5.179 kilometrash. Aktivizimi i vullkanit vjen pas disa tërmeteve që janë raportuar në këtë rajon prej ditës së diel. Sipas autoriteteve amerikane, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë prej vitit 1843. Shpërthimi i fundit i madh është raportuar më 1984.

SHARE