ME BASHKËPUNIMI PËR TURIZMIN SHËNDETËSOR TË SUKSESSHËM

Qeveria e Malit të Zi,  po ndërmerr një numër veprimtarish në mënyrë që Mali i Zi, të jetë i njohur si destinacion turistik gjatë gjithë vitit, kurse njëri nga hapat e parë drejt këtij qëllimi është hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit shëndetësor, deklaroi sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë së MZ, Millovan Vujoviq.

Vujoviq, gjatë prezantimit të tij n  Forumin e Investimeve të Shëndetësisë dhe Turizmit të Rajonit të Adriatikut për vitin 2018, i cili mbahet në Zagreb deri nesër, theksoi se Strategjinë janë duke e përgatitur bashkërisht me Ministritë e Shëndetësisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

SHARE