MAJORI I ROCHESTER HILLS, BRYAN BARNETT VIZITON MALËSINË

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Haris Ramoviq, së bashku me drejtorin e sh.p.k ,,Komunalno/Komunale” Nikollë Camaj, shefin e policisë komunale, Rexhep Çunmulaj, shefen e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj si dhe shefin e zyrës për bashkëpunim me diasporë, Mark Lucgjonaj, pritën në aeroportin e Podgoricës, majorin e Rochester Hills – Michigan, Bryan Barnett.

Barnett i cili ndodhet në vizitë zyrtare në komunën e Tuzit, do të ketë mundësi të njihet më në detaje me zhvillimet e fundit në komunën e Tuzit dhe të gjitha investimet që janë bërë që nga koha kur ai vizitoi Malësinë herën e fundit.


SHARE