VOJINOVIQ: NË ULQIN SË SHPEJTI SHQYRTIMI PUBLIK PËR KRIPOREN

Drejtoresha Gjenerale për Mjedisin Jetësor në Qeverinë e MZ, Ivana Vojinoviq deklaroi për  gazetën “Pobjeda” se Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do ti dorëzojë Komunës së Ulqinit studimin e finalizuar për mbrojtjen e Kripores në mënyrë që të organizohet shqyrtimi publik lidhur me këtë.

Sipas portalit Ul-Info, Organi kompetent i Komunës së Ulqinit duhet të shqyrtojë mendimet dhe vërejtjet dhe të hartojë tekstin përfundimtar të propozim vendimit dhe studimit të mbrojtjes, i cili pastaj do ti dorëzohet ministrive të bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të MZ.

Vojinoviq, deklaroi se Kuvendi komunal do të sjellë vendimin për shpalljen e kësaj zone unike si  park natyror.

SHARE