MIRATOHET VENDIMI PËR RRITJEN E PAGAVE TË EKSPERTËVE TË IT-së

Me iniciativë të Ministrisë së Administratës Publike, Qeveria e Malit të Zi të enjten në seancën e 30-të ka miratuar vendimin për rritjen e pagave të ekspertëve të IT-së. “Në përputhje me njoftimin tim dhe nevojat , do të rrisim me 30% pagat e ekspertëve të IT-së për sigurinë e informacionit. Është një hap i rëndësishëm drejtë një hapësire kibernetike të sigurt në Mal të Zi. Por kjo nuk është e gjitha. Do të inicojmë rritje pagash për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që punojnë në sferën e punëve të digjitalizimit. Kjo nuk është as masë populiste dhe as parazgjedhore. Kjo është nevoja e Malit të Zi dhe standardi i sotëm në botë,” theksoi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. Dukaj thohtë se në mënyrë që qytetarët, ekonomia dhe turistët që vijnë në Mal të Zi, si dhe diaspora jonë, të kenë shërbime digjitale cilësore dhe të sigurta, që hapësira jonë kibernetike të jetë e aksesueshme dhe e sigurt, ne duhet t’i mbajnë ekspertët e IT-së dhe të punësojnë të tjerë të rinj në administratën shtetërore. “Ministria e Administratës Publike dëshiron që puna në çdo segment tjetër të administratës të vlerësohet dhe të paguhet edhe më mirë,” përfundoi Dukaj.

SHARE