Supa e peshkut është një ndër më të rekomanduarat për nga vlerat ushqyese që mbart. Dhe mos mendoni se është shumë e vështirë për t’u përgatitur.
Përbërësit
- 1 lugë gjelle salcë speci
- Erëza të përziera (kryesisht kripë, rigon, piper)
- 4 thelpi hudhra të grira imët
- 200 gram domate qershi
- 1 finok i prerë në copa të vogla
- ½ presh i prerë imët
- 2 patate të prerë në kubik
- 300 ml lëng perimesh të ziera
- 200 ml verë e bardhë
- 200 ml pana
- vaj ulliri
- 300 gram salmon
- 300 gram tul merluci.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqni preshin.
- Shtoni patatet, finokun, erëzat. I trazoni mirë dhe i lini të skuqen për disa minuta.
- Shtoni salcën e specit dhe verën. I përzieni mirë.
- Shtoni edhe lëngun e perimeve pas disa minutash shtoni panën.
- Trazojeni vazhdimisht!
- Shtoni domatet qershi dhe e lini supën të ziejë për 15 minuta.
- Më pas i shtoni peshkun.
- E lini 3 minuta dhe e hiqni .
- Në fund supën e spërkasim me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.
- Shërbejeni supën të ngrohtë!