Një recetë e veçantë që kërkon pak dashuri dhe durim në përgatitje e si rezultat do të keni një ëmbëlsirë të mrekullueshme për të kënaqur veten, familjen apo më të dashurit tuaj.
Përbërësit
- ¾ e gotës së ujit miell
- 3 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
- ½ lugë gjelle sheqer
- pak kripë
- Për kremin e pastiçerisë:
- ¾ e gotës së ujit qumësht
- 1 filxhan kafeje miell
- 1 kokërr vezë
- 1 filxhan kafeje sheqer
- Për çokollatën:
- 1 pako me çokollatë
Udhëzimet
- Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe e lëmë derisa merr valë.
- Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zjarr të ulët dhe me një lugë druri përziehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.
- Masa hiqet nga zjarri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë homogjene.
- Brumi duhet të bëhet i trashë dhe pak elastik.
- Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë te gjatesore 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.
- Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie.
- Sipërfaqja spërkatet me çokollatë të shkrirë.