- Serviret për (persona): 4 Persona
- Koha e pregatitjes: 10min
- Koha e gatimit: 10min
- Vështirësia: E lehtë
Të veçanta në përgatitje dhe shumë të shijshme. Panxhari përmban shumë vlera ushqyese dhe kjo recetë është një ide e zgjuar për ta përshirë këtë perime në gatimet tuaja!
Përbërësit
- 1 bukë specifike për brusketa
- 3-4 panxharë me madhësi mesatare
- 120 krem djathi
- kripë, piper
- vaj ulliri
- uthull molle
- 125 gram rukola e larë mirë.
Udhëzimet
- Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë panxharët.
- Pas 10 minutash i qeroni dhe i prisni në copa të vogla. I kaloni në një tas dhe i i marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe pak uthull molle.
- Prisni bukën në copa të vogla me forma sipas dëshirës. Filloni të lyeni secilën me pak krem djathi.
- I vendosni pak nga mbushja me panxhar secilës dhe në fund një gjethe rukola.
- Brusketat janë gati.
- Ju bëftë mirë!