Qofte orizi me ton peshku

  • Serviret për (persona): 4 Persona
  • Koha e pregatitjes: 10 min
  • Koha e gatimit: 20 min
  • Vështirësia: E lehtë

Shumë praktike këto qofte dhe shoqëruar me një gotë verë janë mrekullia vetë!

Përbërësit

  • 1 gotë e gjysmë me oriz të zierë më parë
  • 2 vezë
  • 2 konserva të gatshme ton peshku
  • 4 lugë gjelle misër
  • 4 lugë gjelle miell
  • kripë
  • pak majdanoz dhe rigon.

Udhëzimet

  1. Në një tas të madh bashkoni orizin me vezët dhe i trazoni mirë.
  2. Shtoni pak kripë, rigon, misrat dhe tonin e peshkut.
  3. E trazoni mirë masën me duar.
  4. Në fund shtoni miellin dhe formoni me duar disa toptha të vegjël.
  5. Vendosini një e nga një në një tigan të skuqen .
  6. I shijoni të ngrohta.
SHARE