Shumica e duan për shkak të estetikës, por edhe për shkak të mirëmbajtjes së thjeshtë
Ka në forma dhe ngjyra të ndryshme dhe posaçërisht është interesant Philodendron-i “Princesha rozë”, që në fletë ka edhe nuanca delikate rozë.
I do vendet që kanë dritë, por nuk bën të jetë i ekspozuar drejtpërdrejt ndaj diellit. Temperatura që i përshtatet është 16 – 29 gradë celsius. Mund ta kultivoni në saksi të zakonshme apo saksi të varura, transmeon Telegrafi.
Ujiteni kur dheu është i thatë, më së shpshti një herë në javë në dimër, ndërsa verës dy herë në javë.
Plehërojeni njëherë në muaj. Rritet shpejt, kështu që do të duhet të shihni një gjethe të re çdo dy javë.
Philodendron-i i bukur rozë është i pamundur të injorohet. Kjo bimë me gjelbërim të përhershëm ka gjethe të mëdha dhe nëse rritet shumë, mund ta mbështetni. Përshtatet mirë në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/