DY SHTETAS TË HUAJ RANË NË NJË GREMINË NË TUZ

Dy shtetas të huaj kanë rënë në një greminë në Drume, fshatë në komunën e Tuzit dhe operacioni i shpëtimit është në vazhdim, thuhet në faqen e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Kryeqytetit në Facebook. Rasti është raportuar në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Drejtoria e Policisë në orën 15:15. “Në vendngjarje është dërguar një ekuipazh me pesë zjarrfikës”, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Facebook. Zjarrfikësit ndodhen në terren dhe operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar.

SHARE