AXHIQ NJOFTOI NJË PAKETË TË RE NDIHME PËR UKRAINËN

Mali i Zi qëndron i palëkundur me partnerët e tij nga Ukraina, tha kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Filip Axhiq, dhe njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën. Axhiq, i cili po viziton Ukrainën, tha se ai erdhi në atë vend me ftesë të ministrit ukrainas të Mbrojtjes Oleksiy Reznikov. “Jam i nderuar që kam ardhur në Ukrainë, për të shprehur mbështetjen tonë për Ukrainën në këtë kohë të vështirë, jo vetëm për atë vend dhe popullin e saj, por për të gjithë Evropën,” tha Axhiq. Ai tha se Mali i Zi qëndron i palëkundur me partnerët e tij nga Ukraina dhe njoftoi një paketë të re ndihme, e cila, tha ai, do të jetë dukshëm më e madhe se kurrë më parë. “Është më e pakta që Mali i Zi mund të bëjë për Ukrainën dhe popullin ukrainas në këtë moment,” tha Axhiq. Ai tha se gjatë vizitës ka shprehur mbështetje për Malin e Zi në planin politik, në mënyrë që Ukraina të jetë anëtare e ardhshme e NATO-s dhe t’i hapet rruga drejt Bashkimit Evropian. “Në atë pjesë, Ukraina mund të llogarisë në Malin e Zi, ne jemi partnerë dhe besoj se do të fitojmë së bashku”, tha Axhiq.

SHARE