KIEVI NË TERR, RAKETAT RUSE NUK NDALEN / LUFSTA NË MUAJIN E 10-të RRËNOHET RRJETI ELEKTRIK

Pas sulmeve ajrore më të fundit të Rusisë mbi Ukrainë, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç kryeqytetit. Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar me energji që pas sulmeve ruse të 23 nëntorit. Kryebashkiaku Vitali Klitschko, tha se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike. Ai shtoi se prioritet mbetet edhe furnizimi me ujë dhe transporti publik. Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e dhjetë, po vazhdojnë sulmet e intensifikuara ruse me raketa ndaj infrastrukturës civile. Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore prej disa javësh radhazi. Në fillim të nëntorit, Moska tërhoqi trupat nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus. E ashtu sic kemi parë më herët, sa herë që rusia pësonte humbje në terren, përgjigjet me sulme të ashpra ajrore.

SHARE