UKRAINASIT VUAJNË NË ACAR E ERRËSIRË / ZELENSKI I LUTET OKB-së TË NDËSHKOJNË RUSINË

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime për të ndaluar sulmet ajrore ruse që synojnë infrastrukturën në vendin e tij. Kjo thirrje erdhi pasi një tjetër sulmi masiv me raketa ruse, një ditë më parë, që vrau dhjetë persona dhe ndërpreu energjinë elektrike në disa qytete ukrainase e madje edhe në Moldavinë fqinje. Zelenski i kërkoi këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të veprojnë kundër Rusisë në lidhje me sulmet ajrore mbi infrastrukturën civile që kanmë zhytur sipas tij qytetet ukrainase në errësirë dhe në acar. Këshilli i Sigurimit sidoqoftë, ka pak gjasa të marrë ndonjë veprim në reagim të apelit të zelenskit duke qenë se rusia është anëtare me të drejtë vetoje atje. Ambasadorja amerikane në kombet e bashkuara, Linda Thomas Greenfield tha se presidenti rus vladimir putin, po e kthente dimrin në një armë me qëllim që ti shkaktojë vuajtje pafund popullit ukrainas. Presidenti rus, do të përpiqet të ngrijë vendin për ta nënshtruar atë – shtoi ajo. Pas sulmeve me raketa të një dite më parë, i gjithë rajoni i Kievit, ku jetojnë 3 milionë njerëz, mbeti pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Temperatura në kiev, mëngjesin e të enjtes ishte -3.4 gradë celcius dhe 70 për qind e qytetit ishte pa energji.

SHARE