KOMITETI I STABILIZIM ASOCIIMIT MIDIS MALIT TË ZI DHE BE-së NË MES TË DHJETORIT

Komisioni Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (POSP) mes BE-së dhe Malit të Zi do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor në Strasburg, mëson TVMZ.  Komiteti, i bashkëkryesuar nga shefi i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Vladimir Bilçik dhe kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, do të diskutojnë gjendjen e negociatave të anëtarësimit dhe marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi. Deputetët do të kenë gjithashtu një debat se si të nxisin një konsensus ndërpartiak për përshpejtimin e përparimit të Malit të Zi në BE, dhe arritjen e përparimit të mëtejshëm në sundimin e ligjit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimin e gjyqësorit dhe lirinë e shprehjes. Një nga temat e takimit do të jetë kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformatave në dritën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe do të diskutohet edhe promovimi i barazisë gjinore dhe parandalimi i dhunës me bazë gjinore.

SHARE