QEVERIA E KOSOVËS MIRATON PROJEKTLIGJIN PËR PAGA

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për pagat, që sipas ekzekutivit, krijon sistem të unifikuar të pagave për të gjithë personat që paguhen nga buxheti i shtetit. “Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes pagës më të lartë dhe asaj më ulët, nga 20 herë sa është sot, në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më thjeshtë në hierarkinë shtetërore”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë. Pas miratimit në Qeveri, projektligji duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Kosovës dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

SHARE