REGJISTRIMI NUK MUND TË MBAHET NË KUSHTE TË TENSIONEVE TË SHTUARA

Qeveria aktuale në vend që të punojë për zgjidhjen e krizës politike dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, merret me çështje që përçajnë shoqërinë, siç është tema e regjistrimit të popullsisë, theksuan nga Partia Demokratike e Socialistëve (PDS). „Po tentohet që Malit të Zi t’i ofrohet një alternativë pro-ruse e bazuar në “vlerat e demokracisë së Putinit, i cili ëndërron Malin e Zi në botën serbe dhe në Ballkanin e Hapur,” tha Jevto Erakoviq në konferencën për media. Ndërsa, nënkryetari i PDS-së Abaz Dizdareviq tha se në vend që të forcohet koncepti qytetar i Malit të Zi, po përpiqen të numërojnë sërish qelizat e gjakut, për të përcaktuar se kush është malazez, serb, boshnjak dhe shqiptar. “Kush flet gjuhen malazeze e kush serbe e kush i lutet cilit Zot. “Kjo lloj politike pritej nga Fronti Demokratik (FD), por jo nga ata që pretendojnë se janë parti evropiane dhe qytetare”, shtoi Dizdareviq.

SHARE