VENDET E BE-së BIEN DAKORD / KOSOVA PA VIZA MË 1 JANAR 2024

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE miratuan të martën liberalizimin e vizave për Kosovën më 1 janar të vitit 2024, duke i dhënë fund kështu vite të tëra pritjesh prapa dyerve të mbyllyra për shqiptarët e Kosovës. Republika Çeke, e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2023. Por vendimi u shty me një muaj pas kërkesës së Spanjës e cila nuk dëshiron që hyrja në fuqi të ndodhë në kohën kur Madridi do të ketë Presidencën e radhës së BE-së. Spanja është njër prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës. Ky vendim konsiderohet nga diplomatët si një arritje për Kosovën. Para një jave Spanja, Sllovakia dhe Suedia penguan kalimin e propozimit për liberalizimin e vizave në dhjetor të vitit 2023, duke kërkuar të hynte në fuqi së bashku me sistemin e ETIAS-it. Por Presidenca Çeke ka bërë një angazhim të jashtëzakonshëm në konsultime me vendet që kishin kushndërsthime, duke marrë në fund dritën jeshile nga përfaqësitë e tyre të përhershme në Bruksel. Me këtë vendim, do t’i jepet mandat Presidencës Çeke që të nisë të ashtuquajturin dialogun me Parlamentin Evropian dhe Komisionit për ta zyrtarizuar. vendimin. Liberalizimin e vizave për Kosovën, ndonëse i vonuar dhe do të hyjë fuqi pas më shumë se një viti, konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si një prej sukseseve më të mëdha gjatë këtij viti në raportet e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

SHARE