NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi do të lirohen nga 2 deri në 11 cent nga mesnata, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të lirohen me nga 2 cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1,44 euro dhe 1,48 euro. Çmimi i Eurodieselit do të jetë 9 cent më i ulët dhe do të kushtojnë 1.55 euro. Nafta për ngrohje do të jetë më lirë për 11 cent dhe do të kushtojë 1.66 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 8 nëntor, kur Eurosuper 95 dhe 98 u rritën me 12 cent, ndërsa Eurodieseli u ul me 1 cent.

SHARE