ANTIBIOTIKËT TË PËRDOREN NË MËNYRË RACIONALE

Mali i Zi promovon idenë e përdorimit racional të antibiotikëve, si një nga mënyrat kryesore për të zgjidhur problemin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nga ai departament thanë se nesër së bashku me Institutin e Shëndetit Publik dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do ta shënojnë Ditën Evropiane të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët (EAAD) duke organizuar një tryezë edukative “Të bashkuar kundër rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve”. Takimin do ta hapin ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq, shefja e zyrës së OBSH-së për Malin e Zi, Mina Brajoviq dhe drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq. Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se rezistenca antimikrobike është një problem global prej vitesh dhe nuk kufizohet në një zonë apo vend gjeografik, ndaj është prioritet për sa i përket shëndetit publik. “Ministria e Shëndetësisë, duke kuptuar kërcënimin e qartë që paraqet problemi i rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve për shëndetin e njeriut dhe gjininë, në vazhdimësi realizon aktivitete që synojnë uljen e konsumit të pajustifikuar të antibiotikëve, shtytësit kryesor të rezistencës antimikrobike”, thuhet në deklaratë.

SHARE