TËRMETI SHKAKTON TRAGJEDI NË INDONEZI, 56 TË VDEKUR DHE QINDRA NGA LËKUNDJET E TOKËS

Një tërmet i magnitudës 5.6 sipas shkallës Rihter shkundi ishullin kryesor indonezian të Javës, duke lënë persona të vdekur e qindra të tjerë të plagosur. Epiqendra e tërmetit ishtë pranë qytetit Cianjur në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesa të larta u evakuuan me shpejtësi. Autoritetet vendase sparalajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet akoma edhe më shumë ndërsa thonë se paslëkundjet, me të gjithë gjasat, do të vazhdojnë. Pamjet e postuara në rrjetet sociale treguan dëmtimin e shtëpive dhe dyqaneve. Të paktën 300 vetë po marrin ndihmë mjekësore në një spital të zonës, sipas zyrtarit qeveritar Herman Suherman. Shumica e lëndimeve, nga sa pohoi ai për kanalin e lajmeve MetroTV, janë fraktura të kockave. Ekipet e shpëtimit janë përpje kur të evakuojnë në kohë personat e mbetur në godinat e shembura, dhe arritën të shpëtojnë një grua së bashku me foshnjen e saj. Sipas punonjësve të një zyre në Xhakartë, e cila ndodhet në një zonë të rëndësishme biznesi të qytetit, lëkundja e tokës zgjati për rreth një minutë. Edhe pse tërmetet nuk janë një fenomen i pazakontë për Indonezinë e ndodhur në të ashtëquajturen “Unaza e Zjarrit” e aktivitetit tektonik në Paqësor, ky i fundit ngjalli jo pak panik mes banorëve, ndërsa shkalla reale e dëmeve ende nuk është zbardhur plotësisht.

SHARE