CENTRALI BËRTHAMOR PËR PAK SHPËRTHEU / ALARM PASI RUSIA BOMBARDON ME RAKETA ZAPORIZHJAN

Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – mezi i ka shpëtuar fatkeqësisë, pas bombardimeve nga Rusia gjatë fundjavës. Ky ishte alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e cila e ngriti alarmin të hënës se “shpërthime të fuqishme” goditën këtë central në mbrëmjen e 19 nëntorit dhe mëngjesin e 20 nëntorit. Ky central ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Kreu I Agjencisë, Rafael Grossi tha se kushdo që sulmoi centralin po “luan me shumë jetë njerëzish”. Sipas Rossint të gjithë ishim me fat që një incident bërthamor nuk ndodhi këtë fundjavë. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën vazhdimisht për sulmet me raketa pranë centralit të Zaporizhjës, që gjendet në jug të Ukrainës.

SHARE