EKIPI I HENDBOLLIT TË FEMRAVE TË MALIT TË ZI NË KAMPIONATIN EVROPIAN FITOI MEDALJEN E BRONZTË

Mali i Zi edhe sot festoi suksesin e pabesueshëm të hendbollistëve. „Luaneshat“ mbërritën në Podgoricë me medalje të bronztë nga Kampionati Evropian. Ato janë pritur nga qytetarë të shumtë në aeroportin e Podgoricës. „Luaneshat“ mundën mbrëmë Francën me 27:25 dhe fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Është medalja e tretë e hendbollistëve malazezë në garat më të mëdha, e para pas vitit 2012 kur fituan medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Londër dhe të artën në kampionatin kontinental në Beograd.

SHARE