Patëllxhanë Role Të Mbushur Me Djathë Dhe Proshutë Pule

Këtë herë AgroWeb.org ka vendosur t’ju njohë me një recetë fantastike dhe tepër të lehtë në përgatitje.

Përgatitja e patëllxhanëve të mbushur me djathë dhe proshutë pule, bëhet edhe më e shijshme kur atyre iu shtohen dy lloje djathi, të cilët i japin edhe më tepër shije.

Për të mos përmendur pastaj edhe kombinim e erëzave që i fal atë aromë unike.

Provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi këtë recetë fantastike duke ndjekur hapat e thjeshtë si më poshtë.

Përbërësit

3 patëllxhanë

250 gr proshutë pule e pjekur

300 gr djathë kaçkavall

100 gr thërrime buke

100 gr djathë parmixhano

120 ml vaj ulliri

Kripë dhe piper për shije

1 degëz rozmarinë

Borzilok dhe majdanoz për shije

1 thelpi hudhër

Përgatitja

Fillimisht përgatisini salcën duke bashkuar vaj, kripë, piper, rozmarinë, borzilok, majdanoz dhe hudhër.

Vazhdoni duke prerë në feta patëllxhanët dhe me salcën që përgatitët lyejini një e nga një. Kuardisini lehtë në një tigan,derisa të zbuten.

Pas kësaj në fetat e patëllxhanëve shtroni  nga një fileto pule dhe nga një copë të vogël djathi kaçkavall dhe në fund mbështilleni në formë roleje.

Bëni të njëjtën gjë edhe me pjesën tjetër të patëllxhanëve.

Lyeni bazën e një tave me pak vaj ulliri dhe spërkateni me thërrime buke.

Rendisni rolet dhe sipër tyre hidhni parmixhanin e grirë dhe disa copa të djathit kaçkavall.

Tavën piqeni në 200 ° për 15 minuta. /AgroWeb.org

SHARE